Disa njerëz nganjëherë urrejnë të jenë në rrugë me dikë që ec ngadalë.
Por një qen besnik mbeti i vetëpërmbajtur, edhe pse pronari i tij i moshuar mezi lëvizte këmbët nëpër rrugë, transmeton Telegrafi.
Një video prekëse që shfaq një burrë të moshuar duke ecur trotuarit, besohet se është filmuar diku në Amerikën e Jugut.
Burri i moshuar mezi ecte rrugëve, por kjo nuk e nervozoi aspak qenin e tij, i cili në çdo moment e shoqëroi rrugëve, madje duke përshtatur shpejtësinë e ecjes me atë të pronarit të tij. /Telegrafi/