Site icon Telegrafi

Kjo “veturë” do pushtojë rrugët e qyteteve (Video)

Edhe pse duket si një lodër fëmijësh, atë mund ta quani si të doni, ose veturë, ose biçikletë, por shumë shpejt mund të zërë hapësira të mëdha në rrugët tona.

E konceptuar si një biçikletë me 4 rrota, ajo mund të shërbejë për transportin e një personi brenda qytetit pa harxhuar energji dhe pa u shqetësuar shumë për të gjetur parkim.

Por ndryshe nga biçikletat klasike ajo ofron disa avantazhe. E para mund të përdorësh pa u shqetësuar nëse është kohë e mirë apo shi.

Së dyti ajo ka një bateri që mund të të ndihmojë në ecje deri në 60 kilometra dhe mund të arrijë deri në 25 km/orë, transmeton tch.

Së treti nuk do keni kurrë probleme me ekuilibrin.

Exit mobile version