Telegrafi

Kjo veturë është aksidentuar rëndë, por njerëzit po ofrojnë më shumë para sesa do të duheshin për ndonjë tjetër të re

Rreth një muaj më parë, Dodge konfirmoi se do të ndërtojë disa kopje të tjerë të Durango SRT Hellcat me sasi të kufizuar.

Në këtë pikë, nuk dihet se sa njësi shtesë të SUV do të dalin, megjithëse numri ndoshta nuk është shumë i lartë, përcjell Telegrafi.

Dhe nëse e dëshironi një të tillë, do të duhet të nxitoni pasi prodhimi pritet të fillojë në rreth një muaj nga tani.

Ose, si alternativë, mund të blini një të përdorur – madje edhe të aksidentuar.

Nëse keni një buxhet të vogël, makina nga galeria më poshtë mund të jetë një propozim interesant për ju.

Ky është një Dodge Durango SRT Hellcat i aksidentuar me vetëm 479 milje të kaluara (770 kilometra).

Padyshim, kjo veturë ka pasur një përplasje të rëndë, megjithëse besohet se ky është një SUV i rikuperueshëm dhe që mund të vlejë paratë e tij.

Me rreth dy ditë të mbetura deri në fund të ankandit, çmimi i veturës ka arritur në 53,000 dollarë – një dallim ky jo i vogël me vlerën e një veture të tillë të re, e cila supozohet se kushton rreth 90 mijë dollarë.

Por ky çmim ka të ngjarë të rritet në dy ditët e ardhshme ndërsa lufta e ofertave intensifikohet. /Telegrafi/