Një ekip i studentëve nga një universitet zviceran pretendon të ketë vendosur një rekord të ri në përshpejtimin e veturave elektrike, me të cilën ata thonë se shpejtësinë prej 0 në 100kMh e kanë arritur në më pak se një sekondë.
Është rreth gjysma e kohës që i duhet veturës së prodhimit rrugor me shpejtësi më të shpejtë në botë për të kryer të njëjtën detyrë – dhe rreth një e treta e kohës që do t’i duhej një veture sportive Porsche 911 Turbo S.
Ekipi – i cili përbëhej nga studentë të Universiteti i Lucernit për Shkenca dhe Arte të Aplikuara, dhe anëtarë të firmës studiuese ETH Cyrih – ndërtuan “Mythen”, një veturë e llojit “go-kart” e projektuar me qëllimin e vetëm për të përshpejtuar më shpejtë se çdo mjet i cili fuqizohet nga një motor elektrik, raporton Drive, përcjell Telegrafi.
Qëllimi për ekipin e Klubit Akademik të Sporteve Motorike në Cyrih (AMZ) ishte të thyente rekordin ekzistues prej 1.461 sekondave, të vendosur nga një ekip prej 20 studentëve gjerman në tetorin e vitit të kaluar.
Me shoferen Kate Maggetti pas timonit, vetura elektrike Mythen shpejtësinë prej 0 deri në 100kMh e arriti në një kohë prej 0.0956 sekonda, më shumë se gjysmë sekonde më shpejtë se rekordi ekzistues.
Hiper-vetura elektrike Rimac Nevera – vetura e prodhimit me kohën më të shpejtë të përshpejtimit në botë – arriti shpejtësinë prej 0 në 100kMh e arriti në një kohë prej 1.81 sekondash, ndërsa një veture të Formula 1 i duhen më afër 2.6 sekonda për të përfunduar “sprintin” e njëjtë.
Ekipi gjithashtu pretendon se “sprinti” u përfundua në një distancë prej vetëm 12.3 metrash, me shoferen e që i ishte nënshtruar ndaj një force mesatare graviteti prej 2.96G – apo pothuajse trefishi i peshës së saj trupore. /Telegrafi/