Kjo veturë e blinduar e serisë të Toyota LandCruiser 70 tani është gati për ‘apokalips
Veturës së serisë Toyota LandCruiser 70 i është dhënë një ndryshim ekstrem në Afrikën e Jugut, duke e bërë kandidat perfekt për ata që kërkojnë mbrojtje nga të shtënat dhe dronët.
SVI Engineering Max 3 me 6 rrota bazohet në serinë e Toyota LandCruiser 79, por është modifikuar në mënyrë ekstreme për aplikimin e pllakave të blinduar, shkruan DriveDrive, transmeton Telegrafi.
Është një zhvillim i mëtejshëm i SVI Max 3, i cili është në dispozicion në një sërë stilesh të ndryshme të trupit.
Është një bosht shtesë i shtuar në pjesën e pasme të Max 3 6 rrotësh, për kapacitet shtesë të ngarkesës, duke e rritur GVM-në në 5500kg.
Megjithatë, duket se kjo është një konvertim i “boshtit dembel” pa ndonjë fuqi që e dërgon vozitjen tek rrotat më të pasme.
Max 3 6 rrotësh fuqizohet nga motori V8 4.5 litërsh turbo-dizel i Toyota, me 151kW @ 3400 rrotullime për minutë dhe 430Nm @ 1200-3200 rrotullime për minutë, që funksionon përmes një transmetimi manual me pesë shpejtësi dhe me vozitje me katër rrota “me kohë të pjesshme”. /Telegrafi/