Është njëra prej këngëtareve që veçohet në skenën shqiptare. Lindja e djalit të saj, Fernandos bëri që ajo të bënte një pauzë më shumë se dyvjeçare. Megjithatë, rikthimi i vitit të kaluar i Çiljetës nuk ishte dosido, pasi projektet ishin të shumta e edhe fansat i gjeti aty ku i kishte lënë.
Pas disa këngëve të publikuara, të cilat patën një sukses të madh, Çiljeta është duke punuar shumë në krijimin e këngëve të reja që të gjitha bashkëpunime.
Atyre u paraprinë ai me mikun e saj, Noizyn, por i cili projekt, siç ka thënë këngëtarja, do të jetë më ndryshe se ai me titull “Gangsta Love”.
Duke folur për emisionin Express të KTV-së, këngëtarja seksi tregon se si do të jetë vera për të, përveç me Noizyn me kë tjetër do të jenë bashkëpunimet e radhës që do të sjell e po ashtu nuk heziton të flas edhe për angazhimin e saj si nënë.