Printerët 3D janë cilësuar si një arritje e madhe e teknologjisë, e cila ende nuk e ka marrë hovin në masë.
Përkundër rritjes në popullaritet, përdorimi i kësaj teknologjie të shtypit ende nuk është masiv, kryesisht për shkak të çmimit të lartë.
Por një start-up nga San Francisko po synon ta ndryshojë këtë gjë, sepse planet e saj janë që të mundësojnë printim në 3D nga telefoni i juaj i mençur mobil dhe atë për vetëm 100 dollarë.
OLO 3D i lejon përdoruesit të krijojnë printime tre-dimensionale duke përdorur dritën nga ekrani i telefonit të tyre.
Ju mund të zgjidhni opsionin tuaj të dizajnit nga një platformë ekzistuese e dizajnit në 3D që është në përputhje me aplikacionin mobil të Olo.
Printer përdor një rrëshirë fotopolimerike që forcohet nën dritën e bardhë të ekranit. Drita e emetuar nga imazhi i ekranit reagon me rrëshirën dhe e vendoset ngurtë.
Printeri pastaj ngritë atë dhe një shtresë e re e rrëshirës do të që të “rrëshqasë” që të reagojë me dritën.
OLO gjithashtu kanë plane për të lidhur të gjithë përvojën e printimit 3D me mediat sociale, duke i lejuar përdoruesit për të ndarë planet e tyre të para dhe imazhet e produkteve të tyre finale me të tjerët.