Telegrafi

Kjo vajzë kurrë nuk ka uri, nuk lodhet dhe nuk ndjen dhimbje

Vajza shtatëvjeçare, vuan nga një gjendje e rrallë, që e bën atë të mos rritet kurrë, të mos lodhet, apo të ndjej dhimbje.

Mjekët e kanë quajtur atë ‘bionike’, kurse nëna saj, thotë se ajo ‘është e krijuar nga metali’.

Ajo ka një çrregullim të pazakontë, që i kanë lënë mjekët e hutuar, transmeton Telegrafi.

Besohet se ajo është e vetmja në botë, që vuan nga të tri rastet e çrregullimeve, në të njëjtën kohë.

Meqenëse, Olivia nuk e din se çfarë është dhimbja, ajo nuk bën asnjë kujdes dhe rrëzohet shpesh.

Në trupin e saj janë bërë shumë qepje, si pasojë e lëkurës së shqyer nga përplasja.

Nëna saj, duhet të kujdeset gjatë tërë kohës për të, ta ushqej në kohë të caktuar dhe t’i japë ujë, sepse ajo thjeshtë nuk ndjenë uri apo etje. /Telegrafi/