Një gjë është e sigurt – femrat do ta adhurojnë, por meshkujt edhe më shumë.
Shumë trendë në ngjyrosje të flokëve na presin në të ardhmen, mirëpo trendin e këtillë me siguri nuk e keni pritur.
Ngjyra e birrës aktualisht është hiti më i madh në botë dhe po e kërkojnë të gjitha damat të cilat po përgatiten për ditët me diell, transmeton Telegrafi.
Ky trend zbukuron një numër të madh të ballukeve të shndritshme në bazën e verdhemët, mirëpo mund të bëhet edhe në nuancat diç më të errëta.
Ky kombinim i pazakonshëm duhet të pasqyrojë krikllën e birrës, lëngun e verdhemët në fund dhe shkumën e bardhë të shijshme në majë.
Prandaj edhe nga këto është arritur ky kombinim i pazakonshëm i ngjyrave, me emrin unik “Butterbeer Hair”.
Një gjë është e sigurt – femrat do ta adhurojnë, por meshkujt edhe më shumë.
/Telegrafi/