Kur e qitni shallin mbi supe, varësisht nga dizajni, do të arrini dukje të caktuar.
Prandaj, kujdesuni që në dollap të keni disa shalle të përshtatshme: për mbrëmje, për zyrë apo për pasdite kur takoheni me miqtë do ta keni më ngrohtë me një shall të mirë dhe cilësor.
Është për t’u habitur sesi një aksesor i thjeshtë i modës, sikurse që është shalli, mund të kontribuojë aq shumë në një pamje femërore, respektivisht të bukur e joshëse, transmeton Telegrafi.
Nëse bën ftohtë është mirë të zgjidhni një shall. Por një të tillë mund ta mbani edhe në verë nëse doni, sidomos nëse fustani ka dekolte tepër të thellë.
Këtë sezon, disenjatorët preferojnë femrën e cila ka një sensualitet të sofistikuar, ku në sy bie sidomos shalli i gjatë.
Porosia joshëse që bartë shalli është edhe më e theksuar nëse ai kombinohet me bluza të gjera e të mëdha, me pallto, ‘cardigan’ dhe fustane, me ç’rast vjen deri te theksimi më i madh i siluetës së femrave.
/Telegrafi/