Telegrafi

Kjo shtëpi kushton gjysmë milioni dollarë – e brenda duket më keq se jashtë (Foto)

Si arsyetim për çmimin është thënë se ajo gjendet në vendim më të mirë edhe pse për nga pamja lë shumë për të dëshiruar, transmeton Telegrafi.

Edhe pse duket si një bunker, kjo shtëpi është shitur për 475,000 dollarë, vetëm për shkak se ajo është e vendosur në Northridge, një nga pjesët më të bukura të Los Angeles.

Shpallësi ishte i sinqertë kur ai postoi një reklamë në ColdwellBankerHomes.com dhe menjëherë shkroi se shtëpia është “e shëmtuar”.

Nga jashtë duket shumë e shëmtuar, por shëmtia asaj i rritet edhe më shumë kur shikohet nga brenda.

Gjërat brenda saj janë të kalbura dhe të ndryshkura, dhe muret janë të mbuluara me lagështi, transmeton Telegrafi.

Një nga fotot më të tmerrshme është ajo ku duket banjo dhe guaska.

Në shpallje gjithashtu ishte cekur se shtëpia ka nevojë për një renovim të plotë.

Në shpalljen e saj gjithashtu me shaka është shkruar se kjo shtëpi mund të quhet edhe “shtëpia më e keqe në zonën më të mirë”. /Telegrafi/