Kjo shtëpi e thjeshtë, brenda është një vepër arti (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Në shikim të parë, duket si një shtëpi e thjeshtë dykatëshe, e ndërtuar në një pjesë të rëndomtë të Shteteve të Bashkuara. Por, prej hapjes së derës masive që ndodhet në pjesën anësore, vërehet se brenda fshihet një ‘kështjellë’.
Enterieri i kësaj shtëpie, është e mbushur me vepra arti, ndërsa në përgjithësi dominon stili i epokës së Renesancës, transmeton Telegrafi.
Lady ALmine Barton, ish-pronarja e objektit me tri dhoma gjumi, e ka rinovuar këtë objekti në vitin 1975, në atë mënyrë që ‘të ndjehet si nëpër pikturat e Rembrantit’.
Disa nga xhamat e ndërtesës janë marrë nga Katedralja në Lancaster, që datojnë që nga viti 1752. Aty ka mobilje që janë punuar në shekullin e XI-të, në mesin e të cilave edhe disa shandanë të kristaltë.
Pronarët e tanishëm e kanë kthyer shtëpinë që ndodhet afër bregdetit në Newcastle të Oregonit, në një motel të vogël ku mund të flenë gjashtë persona brenda natës.
Me një çmim prej 295 dollarësh, të gjithë mund të shijojnë këtë ‘kryevepër’. /Telegrafi/