Sipërmarrësi francez Eric Becker shpreson të frymëzojë njerëzit të riciklojnë më shumë shishet e plastikës.
Në këtë drejtim ai ka krijuar një “ishull”, të bërë tërësisht nga mbeturinat që ai ka mbledhur nga brigjet e Abidjan, në Bregun e Fildishtë, transmeton Telegrafi.
Gjatë gjashtë viteve, novatori mblodhi dhe testoi forcën e plastikës dhe të mallrave të tjerë siç janë sandalet.
Ky destinacion eko-miqësor ka qenë një hit për udhëtarët, duke u vizituar nga rreth 100 turistë në javë.
Ishulli vetë përmban dy shtëpi njëkatëshe, një restorant, dy pishina të vogla, pemë dhe shkurre të ndryshme dhe një rrugëkalim që del nga qendra e strukturës lundruese.
Vizitorët në vendpushim vijnë në ishull me varkë. Ata duhet të paguajnë 25 dollarë në ditë për vizitë, e cila përfshin një vakt dhe udhëtim me traget, ose 100 dollarë për një natë aty.
Ishulli, i cili është i ankoruar në vend, dikur ishte shtëpia e Z. Becker, përpara se ta shndërronte atë në një hotel vitin e kaluar.
Si vendpushim, L’île Flottante tërheq rreth 100 klientë çdo javë.
“Ne po marrim diçka negative, mbetjet e plastikës, pra shishet, dhe po e shndërrojmë atë në diçka pozitive”, i tha Becker AFP-së.
Edhe pse ishulli mund të zhvendoset në vende të ndryshme, ankorimi i tij aktual ka një tub që sjell ujë të pijshëm nga bregu i afërt.
Energjia elektrike sigurohet nga panelet diellore dhe një gjenerator rezervë.
Ishulli vetë peshon rreth 200 tonë aktualisht, dhe është ideal i përshtatshëm për të lundruar në ujërat e cekëta të lagunës. /Telegrafi/