Site icon Telegrafi

Kjo ‘omëletë me patate të fërguara’ ka një shije krejt tjetër (Foto)

Në shikim të parë duket se është një vezë e fërguar dhe anash ka specialitetin e njohur si pomfrit.

Por, në përshkrimin e fotografisë, shohim se kemi të bëjmë me diçka tjetër, transmeton Telegrafi.

Në fakt është jogurt i pemëve, sipër të cilit është vendosur gjysma e një pjeshke të kthyer së prapthi, kurse anash janë copëza molle të prera sikur patatet që hidhen në vajin e valë.

“Mëngjesi i shëndetshëm që do t’ju mbushte trupin me vitamina”, është përshkrimi imazhin që po qarkullon në internet. /Telegrafi/

Exit mobile version