Telegrafi

Kjo nuk pritej, Serena nuk është në finale US Open

Karolina Pliskova e ka eliminuar Serena Williams në gjysmëfinale të US Open.

Në këtë mënyrë, tenistja çeke është kualifikuar në finale duke i dhënë fund sundimit të tenistes numër një në botë.

Amerikania 34-vjeçare i humbi të dyja setet (2-6, 6-7), ashtu që humbi edhe shansin për të vënë një tjetër rekord (të fitonte trofeun e 23-të të madh).

Lexo po ashtu US Open: Serena parakalon Federerin

Në finale Pliskova do të ndeshet me gjermanen, Angelique Kerber, ndërsa kjo e fundit pritet t’ia rrëmbejë vendin e parë Serenas në renditje.

“Karolina ishte e shkëlqyeshme sot”, deklaroi Williams pas humbjes duke treguar se kishte pasur problem me gjurin e majtë që nga fillimi i turneut. /Telegrafi/