Telegrafi

Kjo nuk pritej! Përqafime dhe “twerk” para fansave, Dafina dhe Ledri së bashku në një skenë

Po rikthehen sërish në krahët e njëri-tjetrit, apo ende janë miq.

Bëhet fjalë për dyshen e skenës sonë muzikore, Ledri Vulën dhe Dafina Zeqirin, të cilën para disa vitesh ishin ndër çiftet më të përfolura të rubrikave rozë të mediave shqiptare.

Ata kanë folur ka kohë të gjatë, por duket se kanë vendosur që t’i nxehin marrëdhëniet e tyre pasi që kanë arritur një ‘armëpushim’.

Lexo po ashtu Ledrit i hedh fansja sutjenat në skenën e HangoverFest, thyen rekordin e verës me paraqitjen në Gjakovë!

Dyshja kanë qenë së bashku në një koncert të përbashkët në qytetin shqiptar të Malit të Zi, Ulqin, ku kanë performuar para publikut dhe fansave të tyre.

Në videot e publikuara shihet teksa Dafina i bën ‘twerk’ Ledrit, që ka elektrizuar gjithë të pranishmit në koncert.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri duket provokuese në të kuqe, vë në pah gjoksin

Gjithashtu në fund të performancës dy këngëtarët kanë përqafuar njëri-tjetrin, pasi Ledri i fshin djersët asaj.

Ndryshe, dyshja është duke punuar ndaras në projekte të ndryshme muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/