Edhe pse humbja nga Ludogorets Rostov nuk i prish punë sa i përket kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, ky dështim është një statistike e keqe për Bayern Munichun.
Bavarezët pësuan me rezultat 3-2 në xhiron e pestë dhe kanë mbetur në vend të dytë të Grupit D, tri pikë prapa Atletico Madridit që akoma nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje.
Kjo humbje erdhi pas një tjetër humbjeje në Bundesliga, në derbin ndaj Borussia Dortmundit, ku të zgjedhurit e Carlo Ancelottit pësuan humbjen e parë në kampionat me golin e Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 11-të.
Humbja në Bundesliga dhe humbja në Ligën e Kampionëve vijnë njëra pas tjetrës dhe kjo paraqet një statistikë që nuk i ka ngjarë Bayernit qe më shumë se një vit.
Dy humbje radhazi, bavarezët i kishin regjistruar në majin e vitit 2015. /Telegrafi/