Oklahoma City Thunder ka triumfuar kundër Philadelphia 76ers.
Në takimin e fituar me rezultat 122-97, si zakonisht ka shkëlqyer Russell Westbrook i cili realizoi edhe një ‘triple-double’.
Këtë të fundit e bëri për të 35 herë këtë sezon në saje të 18 pikëve, 14 asistimeve dhe 11 kërcimeve, transmeton Telegrafi.
E veçanta e kësaj arritje të basketbollistit 28-vjeçar është se u tregua i saktë në çdo përpjekje për shënim të pikëve.
Theksojmë se Oklahoma City Thunder ka bilanc prej 41 fitoreve e 30 humbjeve në Konferencën Perëndimore. /Telegrafi/