Site icon Telegrafi

“Kjo nuk është normale”, kongresistja demokrate me mesazh për Trumpin – i shfaqet presidentit para syve duke mbajtur letrën në dorë

Kongresistja demokrate Melanie Stansbury mbajti një fletë në duar direkt pranë presidentit amerikan Donald Trump ku shkruhej “kjo nuk është normale” teksa ai hyri në Dhomën e Përfaqësuesve.

Presidenti po bënte rrugën e tij nëpër turmë përpara fjalimit të tij në një seancë të përbashkët të Kongresit të martën mbrëma, kur ai doli drejtpërdrejt ballë për ballë me ligjvënësen e New Mexico.

Shenja dukej se ishte e shkruar me dorë në të zezë në një copë letër të bardhë. Presidenti dukej se e shikonte drejtpërdrejt atë, transmeton Telegrafi.

Më pas ai rrotulloi sytë përpara se të kthehej dhe të vazhdonte të përshëndeste ligjvënësit republikanë në anën e kundërt të rreshtit.

Presidenti 78-vjeçar dukej se po fliste për shenjën edhe pasi hodhi sytë nga ajo.

Sipas lexueses së buzëve të DailyMail, Nicola Hickling, Trump tha se “kjo nuk është normale”.

Stansbury vazhdoi ta mbante shenjën në sfond, derisa ajo iu hoq drejtpërdrejt nga duart.

Kongresisti republikan Lance Gooden nga Teksasi u pa duke ia rrëmbyer atë nga dora ndërsa presidenti vazhdonte përpara. /Telegrafi/

Exit mobile version