Telegrafi

Kjo nuk është një thikë – mësoni se për çfarë bëhet fjalë dhe do ta kuptoni pse kushton 230 euro

Brand Dought, i udhëhequr nga stilisti 27-vjeçar Jake Olshan dhe me qendër në Los Angeles, prezanton një pjesë të re, të pazakontë për dekorimin e shtëpisë – një pasqyrë në formën e një thike.

“Sepse të dukesh bukur është hakmarrja më e mirë”, tha marka në një deklaratë zyrtare.

Kjo pasqyrë interesante, prej druri dhe qelqi, është pak më shumë se dy metra e lartë. Druri, i lyer me ngjyrë të zezë, është zbukuruar me tre rrathë argjendi që t’i ngjajë sa më shumë dorezës së thikës.

Në pjesën e pasme të pasqyrës ka tre grepa të varur, dhe çmimi është 250 dollarë (rreth 230 euro).

Përveç tij, marka ofron edhe të njëjtën pasqyrë, por me shtimin e një tapeti që duket si një njollë gjaku në dysheme. Përmasat e pasqyrës janë të njëjta dhe vjen me grepa të varur. Ky version është pak më i shtrenjtë, me një çmim prej 350 dollarësh (rreth 322 euro).

“E bleva, duhej ta bëja”, “E dua shumë, por është ai apo qiraja”, “Kreative, e dua këtë”, “Posta është shumë e shtrenjtë, por gjithsesi e bleva”, janë disa nga komentet në Facebook dhe Instagram. /Telegrafi/