Telegrafi

Kjo nuk është montazh! Skena e shkrepur nga aeroplani duket e çmendur, por ka një shpjegim të thjeshtë

Së fundmi kemi shkruar për një “rast” nga Florida, ku dy gra po lëviznin pranë aeroportit dhe panë një aeroplan që dukej se ishte i palëvizshëm në ajër.

Sot kemi të bëjmë me një histori të ngjashme, e cila është përditësuar sërish në rrjete dhe është regjistruar në tetor mbi Gjirin e San Franciscos.

Një burrë po fluturonte me një aeroplan dhe vendosi të bënte një foto të një panorame të bukur dhe më pas pa një pamje të pazakontë.

Në videon e publikuar, shohim një tjetër avion që duket se është “ngrirë” në ajër, mjaftueshëm për të mbledhur mbi 30 milionë shikime.

https://twitter.com/WillManidis/status/1712849480389972144

Shumë përdorues kanë komentuar se kjo është dëshmi se ne “jetojmë në Matrix” dhe se “fizika nuk është reale”, transmeton NDTV.

Një person bëri shaka “Heshtni, aeroplani po fle”, dhe një tjetër shtoi, “Po ndalon në ajër”.

Në fund, kishte një shpjegim se ishte një efekt paralaks, ose një iluzion optik.

Ajo ndikon në mënyrën se si ne shohim dhe pozicionojmë objektet në fushën e shikimit dhe mund t’i bëjë objektet në lëvizje të duken të palëvizshme. /Telegrafi/