Telegrafi

Kjo nuk është – kjo është

Një gjeneral vëren se diçka nuk është në rregull me njërin nga ushtarët e tij – i cili sillej shumë çuditshëm. Ushtari sa herë që shihte një letër, e merrte në dorë dhe thoshte: “Kjo nuk është!”
Gjenerali dikur e dërgon ushtarin në kontroll psikiatrike – ku mjekët konstatojnë se ushtari ka çrregullime mendore dhe vendosin ta lirojnë nga shërbimi ushtarak.
Ushtari e merr letrën për lirimin e tij – e lexon dhe thotë: “Ja, kjo është!”