Telegrafi

Kjo NGJYRË do të jetë HIT 2017-a: Është zbuluar nuanca e cila paraqet trendin e ri të modës

Çdo vit është i vulosur me ngjyrë të re. Instituti Pantone ka publikuar se cila ngjyrë do të prezantojë trendin e modës për vitin 2017.

Çështja është se kujt do t’i pëlqejë kjo, transmeton Telegrafi.

Derisa ju mendoni se a do të shkoni në pritjen e Vitit të Ri në ngjyrë të zezë, të kuqe apo në ngjyrën gjithnjë e më të pranishme të kuqe të mbyllët, ekspertët e modës tashmë po mendojnë se cilën ngjyrë do t’jua ofrojnë vitin e ardhshëm.

Instituti Pantone i ngjyrave pikërisht ka publikuar se cila ngjyrë do të jetë hit i vërtetë i vitit 2017. Fjala është për nuancën me emrin ‘Greenery”.

Pantone sqaron që fjala është për ngjyrën neutrale natyrale e cila plotëson nevojën për rivitalizim dhe rinim, mirëpo simbolizon sërish lidhjen me natyrën. /Telegrafi/