Kur bëhet fjalë për flokët, togfjalëshi “ngjyrë bezhë” nuk tingëllon edhe aq ekzaltues. Ky mendim është fiksuar pasi ngjyra bezhë, përgjithësisht, ka tendencën të evokojë pamje të mërzitshme dhe të vjetra.
Mirëpo, flokët ngjyrë bezhë po bëjnë namin së fundmi në Pinterest dhe duhet thënë se pamjet janë gjithçka, përveçse të mërzitshme.
Sipas ekspertëve të kujdesit ndaj flokëve, kjo ngjyrë nuk është për këdo, pasi mund të zbehë pamjen tuaj. Por, kur është e goditur, është një sukses i vërtetë, duke bërë që portreti të shndrisë dhe sytë të nxirren në pah.
Sipas tyre, kjo ngjyrë është më e përshtatshme për vajzat me sy kaltër ose të gjelbër, madje duket e mrekullueshme në lëkurat ngjyrë ulliri.