Site icon Telegrafi

Kjo nënë e ka shndërruar shtëpinë në një palestër ku gjatë gjithë kohës ushtron dhe argëton edhe të vegjlit e saj

Charity LeBlanc i ka ngazëllyer ndjekësit në Instagram, duke e shndërruar të gjithë shtëpinë dhe oborrin në një palestër me pajisje në të cilat ajo ushtron dhe argëtohet me fëmijët

Pa dyshim, ajo meriton lëvdata për përkushtimin e saj, transmeton Telegrafi.

Ndër të tjera, ajo vendosi traun e tavanit dhe vari rrathët, dorezat dhe gjithçka që i duhej për të qenë në gjendje të bënte disa ushtrime në çdo kohë.

Ajo gjithashtu instaloi disa mbajtëse rreth shtëpisë, të cilat mund t’i përdorë për trajnim, të cilat përshtaten për mrekulli në hapësirën e jetesës.

LeBlanc e ka shfrytëzuar mirë oborrin, i cili gjithashtu ka disa pajisje. Im bir mëson të më besojë kur ne luajmë në pajisje, ndërsa ime bijë zhvillon aftësi të mëdha motorike dhe kontroll të muskujve për moshën e saj – tha ajo në një intervistë.

Ajo shton se në këtë mënyrë fëmijët gjithashtu mësojnë se si ta forcojnë trupin, dhe njëherësh kalojnë një kohë të mirë

– Në fakt, unë thjesht luaj bashkë me fëmijët e mi dhe njëkohësisht kujdesem për format e trupit tim, thotë ajo.

/Telegrafi/

Exit mobile version