Telegrafi

Kjo mund t’ju ndihmojë: E ardhmja e lidhjeve emocionale në bazë të grupeve të gjakut!

Harrojeni horoskopin, të gjitha përgjigjet gjenden në grupin e gjakut të partnerit tuaj.

Grupet e gjakut ndikojnë në atë se si shfaqim emocionet dhe si përshtatemi me rrethinën, si zgjedhim miqtë, dashnorët dhe partnerët bashkëshortorë.

Mbase shumicës së njerëzve të pjesës tjetër të botës i tingëllon e gjithë kjo e pabesueshme, mirëpo shoqëria japoneze në tërësi i jep rëndësi të madhe këtij fenomeni të shkrimit në gjak.

Për këtë qëllim janë bërë udhëzime të veçanta të cilat ndihmojnë me rastin e blerjes.

O (Zero) pozitive – Femrat me grupin zero të gjakut janë më të shoqërueshme, të afërta, amvisa të mira, mirëpo vetëm kur materialisht qëndrojnë mirë. Ky grup pajtohet mirë me grupet e meshkujve 0 dhe A pozitiv, ndërsa në disa raste edhe me zero negativët.

A pozitive – Këto femra nuk janë posaçërisht romantike, mirëpo e respektojnë partnerin edhe kur martohen, janë të vendosura për të pasur martesë të harmonishme. Janë kreative, sensibile, mirëpo krenare dhe kokëforta dhe vështirë ia dalin me stresin. Grupit të këtillë u rekomandohen partnerët A pozitivë apo negativë, mirëpo më së shpeshti bien në kurthin e kandidatëve A pozitivë. Për femrën A pozitive zgjedhja më e mirë janë meshkujt A dhe AB pozitivë.

B pozitive – Femrat e këtilla kërkojnë meshkuj të fuqishëm, kështu që pajtohen mirë me meshkujt 0 dhe B pozitivë. Duke pasur parasysh që mashkulli A pozitiv mund të jetë shumë i ndjeshëm, lidhja me të nuk rekomandohet. Femrës B pozitive i është e domosdoshme që edhe vetë të jetë pozitive dhe që ashtu të ndihet në shoqërinë e partnerit. Megjithatë këshillohet të ketë kujdes – nëse partneri potencial nuk është i gatshëm që të lidhet me të. Këtyre femrave u nevojitet vazhdimisht kujdesi, kanë kërkesa të tepërta dhe shpesh me vonesë vendosin të martohen.

AB pozitive – Femra me këtë grup gjaku i kushton rëndësi argëtimit dhe ajo nuk i do lidhjet shumë serioze. Për të zgjedhje e mirë është mashkulli i grupit AB, mirëpo edhe A, B apo 0 pozitivë. Këto femra janë shumë tolerante, andaj edhe bëjnë gabime, duke lejuar që të hyjë në jetën e tyre dikush i cili i pëlqen, duke mos i vërejtur disa sinjale negative.

O negative – Shanset më të mira i kanë meshkujt e grupit zero. Me ta emocionalisht më mirë pajtohen, sepse ata i ekuilibrojnë. Me meshkujt e grupeve AB të gjakut lehtë ia dalin, mirëpo nuk kanë shanse që të realizojnë martesë të rehatshme. Femrat 0 negative më shumë i tërheqin meshkujt se sa ato të kanë grupin 0 pozitiv apo A, sepse asgjë nuk mbajnë për vete, as lumturinë por as frustrimin.

A negative – Më së miri pajtohen me meshkujt A negativë, mirëpo mirë kalojnë edhe me AB negativët. Femrat a negative dëshirojnë dikë që do t’i kuptojë dhe nuk do t’i pengojë kur dëshirojnë të mbyllen në botën e tyre, ndërkaq mashkulli A negativ është pikërisht i tillë.

B negative – Si edhe në rastin e femrave RH negative, këtij grupi në mënyrë të përsosur u përshtatet partneri i grupit identik të gjakut, mirëpo AB negativi mund t’u ndihmojë që fuqishëm të qëndrojnë në tokë, ndërkaq atë të mos e përjetojnë si urdhër. Të dy partnerët janë në gjendje të fokusohen në karrierë nëse pranë vetes kanë partnerin i cili gjithashtu i është kushtuar punës.

AB negative – Femrat e këtij grupi të gjakut janë tolerante ndaj cilitdo që ia lehtëson jetesën, madje edhe kur me të nuk pajtohen posaçërisht. Njësoj i kënaqin meshkujt e grupeve A, AB apo B. Mashkulli i grupit B negativ kërkon përkujdesje dhe do të jetë i mrekullueshëm ndaj asaj nëse ajo është e tillë ndaj tij. /Telegrafi/