Telegrafi

Kjo mund t’ju ketë ikur: Barça-Las Palmas u luajt prapa dyerve të mbyllura, por një tifoz u fut në fushë me një mesazh të madh në fanellë (Foto/Video)

Barcelona fitoi ndaj Las Palmas me rezultat 3-0 në La Liga.

Takimi u luajt prapa dyerve të mbyllura dhe pa tifozë.

E gjitha kjo pasi Federata Spanjolle e Futbollit në bashkëpunim me Barçën që ndeshja të luhet pa tifozë shkaku i sigurisë.

Por, pas golit të dytë të Lionel Messi ndodhi diçka e pabesueshme dhe që mund t’ju ketë ikur.

Një tifoz u fut në fushë dhe në fanellën e tij shkruante ‘Pavarësi’.

Vlen të theksohet se në krahinën e katalunisë është duke u zhvilluar referendumi për pavarësimin nga Spanja.

Në këtë sezon nga shtatë ndeshje Barcelona ka shtatë fitore dhe me 21 pikë vazhdon në vendin e parë.

Ndeshja e ardhme është ndaj Atletico Madridit. /Telegrafi/