Tifozeria ultrase e Interit, Curva Nord, gjithmonë e ka qenë temë e medive botërore për koreografitë e bukura.
Por, kjo tifozeri javëve të fundit u përfol shumë edhe për polemikat që kishte me e kapitenin Mauro Icardi.
Në fitoren e Interit ndaj Crotones ky grup tifozësh hapi një banderolë që nuk i pëlqeu aspak shumicës së tifozëve zikaltër.
“Është një anglez, një kinez dhe një indonezian që duan të na rikthejnë ne barsoletën e Italisë”, shkruante në banderolën e hapur në Giuseppe Meazza.
Tifozët e Interit kanë shpërthyer në rrjetet sociale ndaj kësaj banderole, posaçërisht te pjesa ‘duan të na rikthejnë’, pasi i bie që Interi i tyre ishte më parë, në një kohë ‘barsoleta e Italisë’.
Më poshtë keni banderolën e hapur nga CN69. /Telegrafi/