Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca me gjasë do të largohet nga Milani në fund të stinorit.
Klubi i madh italian nuk ka arritur të zë një vend që e dërgon në Ligën e Kampionëve dhe kjo e ka dëshpëruar sulmuesin.
Sipas medieve italiane e ardhmja e tij mund të jetë në kampionatin kinez ku ka dy oferta të mira.
Bacca këtë edicion ka realizuar 17 gola me Milanin, ndërsa oferta më e mirë për të ka ardhur nga Ghuangzhu Everegrande e cila ka ofruar 30 milionë euro për të.
Milani është duke e konsideruar seriozisht shitjen e tij, ndërsa për të mbetet e interesuar edhe Bejing Gouan. /Telegrafi/