Ajo që i bën unike xhinset me njolla të Jordanluca-s është padyshim ideja, e cila ndjek trendin e provokimit të modës
Xhinset e Jordanluca-s e kishin tërhequr tashmë vëmendjen dhe ironinë e mediave sociale gjatë sfilatave të modës ‘Vjeshtë-Dimër 2023/24’ në ‘Javën e Modës në Milano’ dhe tani janë veshja më e përfolur e momentit, është shitur e gjitha.
Do të ishte thjesht një lajm si shumë të tjerë, nëse nuk do të ishte për faktin se në zonën intime mund të dallohet një aureolë, një njollë mjaft e pazakontë, që të sjell në mendje një aksident të pakëndshëm fiziologjik sesa një frymëzim të modës së lartë.
Jo më kot dyshja italo-britanike e formuar nga Jordan Bowen dhe Luca Marchetto zgjodhën t’i pagëzojnë me emrin ‘The Stain jeans’, e përkthyer në ‘xhinse me njollë’.
Modeli tashmë i shitur është ai i koleksionit dimëror me xhins të errët, i cili përveç njollës ka edhe me një çmim që nuk kalon pa u vënë re: rreth 600 euro.
Njerëzit që i duan një palë nuk duhet të dëshpërohen: për pranverë-verë 2024 marka editoi një version në xhins të lehtë, por për momentin edhe ato nuk janë të disponueshme online (çmimi i treguar është 567.95 euro). Një shenjë se ky trend i çuditshëm, nëse mund ta quajmë të tillë, u pëlqye aq shumë sa u desh të propozohej sërish.
Duke lënë mënjanë ironitë, padyshim që nuk është një njollë e vërtetë (e lëre më atë që mund të mendohet në shikim të parë), por rrjedh nga një efekt tipik i larë me gurë, i cili është plotësisht i zakonshëm në sektorin e xhinseve, dhe zakonisht pozicionohet diku tjetër dhe më uniformisht, shkruan Class.
Ajo që i bën unike xhinset me njolla të Jordanluca-s është padyshim ideja, e cila ndjek trendin e provokimit të modës, duke përmendur në këtë rast një eventualitet që për shumë nuk do të ishte vërtet i domosdoshëm. /Telegrafi/