Site icon Telegrafi

Kjo markë paralajmëron shoferët të parkojnë jashtë veturat e tyre dhe jo në ambientet e mbyllura

Një problem me solenoidin e motorit në disa automjete të Genesis (si dhe Hyundai Genesis), ka ngritur shqetësime se vetura papritur mund të kaplohet nga zjarri.

Ky shqetësim u vu re pas një hetimi të Genesis ku u përcaktua se disa nga modelet e saj mund të jenë përfshirë nga defekte në motor.

Kjo dërgon në një total prej 90,907 automjete vetëm në SHBA, solenoidet e motorit të të cilave mund të marrin flakë, përcjell Telegrafi.

Prodhuesi i automjeteve sugjeron se ky mund të jetë shqetësim i madh, sidomos nëse një shofer ka drejtuar veturën në një rrugë të përmbytur nga uji. Në një skenar të tillë, lagështia mund të depërtojë deri te solenoidi duke dërguar potencialisht në një zhvillim gradual të një qarku të shkurtër.

Nëse kjo ndodh, ekziston rreziku i rrjedhjes së rrymës duke paraqitur rrezik edhe për një zjarr të madh, pavarësisht nëse automjeti është i ndezur apo i parkuar.

Por, Genesis ka deklaruar se pavarësisht rreziqeve, pronarët mund të vazhdojnë të drejtojnë automjetet e tyre. Vetëm se i këshillon që t’i parkojnë ato jashtë dhe larg çdo strukture, për të zbutur rrezikun që nga flaka të përfshihet edhe shtëpia.

Deri më tash, kompania nuk ka njoftuar se ka ndonjë aksident apo lëndim si rezultat i këtij shqetësimi. Ajo po planifikon tërheqje nga tregu të këtyre modeleve, derisa ato të përditësohen dhe ky shqetësim të eliminohet. /Telegrafi/

Exit mobile version