Telegrafi

Kjo mace ka një “ide gjeniale” për t’i bërë të ditur pronares së saj se është koha për të fjetur

Maces që i pëlqen të shkojë në shtrat në të njëjtën kohë çdo ditë filmohet prej pronares ku shihej se si ajo e bën të ditur se është koha për të shkuar në shtrat.

Në përshkrimin e videos, pronarja shpjegoi se macja e saj Alice ka rutinën e saj të gjumit dhe nuk dëshiron të shkojë në shtrat pa të, kështu që ajo kuptoi se si ta njoftonte se është koha për të fjetur.

Në video, pronarja hyn në banjë dhe regjistron macen të ulur me durim pranë lavamanit, që është një shenjë se pronarja duhet të lajë fytyrën dhe të bëhet gati për shtrat.

Videoja ka mbledhur më shumë se 1.5 milion pëlqime, me një tiktoker që shkruan se “sa kohë iu desh për ta mësuar këtë? Unë dua që macja ime të flejë me mua ashtu”. /Telegrafi/

@mer__ber the cutest cat ever 🥰 #catsoftiktok #cat #catlover #cattok #fyp #adorable #socute #routines #nightroutine ♬ original sound – MEREDITH BERRY