Telegrafi

Kjo mace me gjasë ‘ka frikë’ nga bora – shihni reagimin e saj, ndërsa ecë nëpër një ‘shtresë të hollë të saj’

Një mace e zezë në Merseyside nuk mund të bënte asnjë lëvizje në një hapësirë me një borë të lehtë që ra në oborrin e saj më 23 janar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë Natalie Giorgio Alberti ajo që shpërndau këtë video të maces së fqinjit të saj, ku ajo shihet duke shkelur me shumë kujdes.

“Maces së fqinjit tonë Layla nuk i pëlqen ndjesia e borës në putrat e saj”, shkroi ajo.

Ndryshe edhe pjesë të Britanisë së Madhe janë përballur me reshje bore, akull dhe temperatura nën zero. /Telegrafi/