Kjo lule do të largojë gjithë energjinë negative
Nga lashtësia është e njohur që kjo bimë përdoret si një lloj hajmalie. Besohet që nëse në shtëpi e fusni rozmarinën, me të fusni edhe mirëqenien, transmeton Telegrafi.
Në shekullin e 9-të Karli i Madh ka insistuar që kjo bimë të rritet në kopshtet e tij mbretërore, sepse ka besuar në cilësitë e saj magjike.
Për këtë arsye ka merituar të quhet bima magjike:
Besohet që rozmarina tërheq para dhe mirëqenie në shtëpi, prandaj çdo shtëpi duhet patjetër ta ketë këtë bimë.
Gjithashtu mund ta bartni edhe në portofol.
Varni disa rozmarina mbi derën e hyrjes, në mënyrë që të mbroni shtëpinë nga hajnat dhe të pengoni që të hyjë brenda energjia negative.
Besohet që ajo shërben si një lloj hajmalie, andaj çdo shtëpie që e ka në këtë vend do të jetë e mbrojtur nga e keqja.
Rozmarina është efikase për përmirësim të memories dhe për ato qëllime përdoret në formë të vajit eterik.
Aroma e saj ndikon këndshëm në qelizat nervore, andaj është e shkëlqyeshme edhe për relaksim. Për këtë arsye përdoret edhe me rastin e meditimeve.
Rozmarina është e lidhur me plleshmërinë, andaj rekomandohet që disa degëza t’i mbani pranë krevatit në të cilin flini gjumë. /Telegrafi/