Shpresojmë sinqerisht që kjo shpikje kurrë në jetë nuk do të jetë e padobishme. Mirëpo, do të jeni të kënaqur që ekziston, por që urojmë që kurrë të mos keni nevojë për të.
Njerëzit të cilët janë të sëmurë nga sëmundja e Parkinsonit apo nga dridhjet e duarve për shkak të ndonjë çrregullimi neurologjik, e dinë se sa është e vështirë të plotësohen aktivitetet e përditshme kur trupi vazhdimisht u dridhet.
Fatmirësisht dikush ka menduar edhe për ta, transmeton Telegrafi.
Kompania “Liftware” ka shpikur lugën e cila do t’ua lehtësojë shumë jetën.
Fjala është për aparatin i cili punon me bateri, me dorëzën e cila anulon dridhjen e duarve dhe pengon që ushqimi të derdhet apo pacienti të lëndojë fytyrën.
Me këtë aparat vijnë edhe tri pjesë: luga për supë, luga për gjellë dhe piruni. Është e thjeshtë për t’u përdorur dhe mund të përdoret kurdo dhe kudo.
Seti komplet është i mundshëm të porositet drejtpërdrejt tek prodhuesi me çmimin prej rreth treqind dollarësh.
Shikojeni si funksionon:
/Telegrafi/