Emma është një vogëlushe simpatike e cila qysh në moshën 2-vjeçe u dashurua në gjimnastikë, dhe pasi prindërit e regjistruan në kurs për gjimnastikë, ajo la me gojëhapur trajnerët e saj me shkathtësitë që i kishte.
Kur nëna e saj u fliste miqve se bija e saj 4-vjeçe mund të bëj akrobaci të ndryshme, të gjithë mendonin se ajo është çmendur,transmeton Telegrafi.
Por kur vendosi një ditë të mos shkoj në punë dhe të filmoj aktivitetet që ajo i bën derisa qëndron në shtëpi e vetmuar, të gjithë u habitën me shkathtësitë e vogëlushes .
Por brenda një kohe të shkurt Emma u bë shumë e njohur, dhe kështu prindërit e saj janë duke u bombarduar nga ofertat e shumta nga trajnerë të ndryshëm që kanë shprehur interesim për bijën e tyre. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=57WO2j8b45Y