Muaj më parë është bërë nënë dhe është një ndër modelet më të bukura shqiptare.
Por, ajo nuk është vetëm modele dhe nënë e përkushtuar, por edhe një kuzhiniere e mirë.
Madje, bashkëshortit të saj Sam Nazarian i gatuan herë pas here edhe ushqime tradicionale shqiptare, transmeton Telegrafi.
“Shikoni, kjo është që ju merrni kur të martoheni me një femër shqiptare. Darka pothuajse është gati për burrin tim”, ka shkruar në Instagram, Emina teksa shihet duket gatuar për bashkëshortin.
Kujtojmë se modelja 31-vjeçare është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar Ella Faria. /Telegrafi/