Anësori i Real Madridit, Gareth Bale, i ka paralajmëruar tifozët e Manchester Cityt se nëse e fishkëllejnë Cristiano Ronaldon do të nxjerrin më të mirën nga ai.
Real Madridi udhëton në Mançester të martën mbrëma për ta zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe portugezi pritet të jetë në shënjestër të tifozëve për shkak të të kaluarës së tij me Manchester Unitedin.
“Ai do të përjetojë shumë abuzim. Ai i shfrytëzon ato. Pikërisht këtë e ka thënë. Është diçka normale për të kudo që shkon”.
“Është normale për shumë nga ne – kudo që shkojmë na bërtasin dhe na fishkëllejnë. Ne i tejkalojmë gjërat e tilla. Madje na ndihmon më shumë. Na pëlqen që t’i heshtim njerëzit”, ka thënë uellsiani për The Times.
Kujtojmë që ishte het-triku i CR7 ndaj Wolfsburgut që ia siguroi Realit pjesëmarrjen në gjysmëfinale të garës së madhe evropiane. /Telegrafi/