Kosova ka përfunduar kualifikimet për kampionatin botëror ‘Rusi 2018’, në pozitën e fundit me vetëm një pikë të fituar.
Ndeshja e fundit u luajt në Islandë, një shtet që rrallë herë ka mot të mirë.
E në këtë takim ajo që bije në sy është gjesti i Milot Rashicës para fillimit të ndeshjes.
Ylli i Kosovës zhveshi xhupin e tij dhe ia dhuroi fëmijës që kishte para vete pasi temperaturat ishin mjaftë të ulëta dhe fëmijët që qëndronin para lojtarëve kishin ftohtë.
Gjesti i Rashicës është komentuar edhe nga mediat islandeze të cilat e kanë lavdëruar talentin nga Vushtrria.
Edhe në ndeshjen ndaj Islandës, Përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi një ndeshje të mirë por që i mungoi fati.
Pikërisht sa ishte rezultati 0-0, ishte sulmuesi anësor i Viteses, që goditi nga distanca dhe për pak sa nuk shënoi.
Gjeste të njëjta si i Milotit kanë bërë edhe yje tjerë të futbollit evropian, por pasi Rashica është nga vendi ynë, ky gjest i tij është një tjetër arsyeje pse krenohemi me të.
Të lumtë Milot. /Telegrafi/