Zëvëndësministri për Punë dhe politikë Sociale, Dime Spasov, të premten në mbrëmje ka shkaktuar dy aksidente në lagjen Taftalixhe në Shkup dhe pas aksidenteve ai ka ikur nga policia e cila e inspektonte këtë rast, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vajza për të cilën shkruajnë mediat në gjuhën maqedone, është Tamara Kaçulska, e punësuar në qeveri për tre vite në pozitën referente.
Ajo është parë edhe në promovimin e vendimeve qeveritare. Në Facebook ajo ka shpërndarë edhe fotografi dhe programën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/