Site icon Telegrafi

Kjo ishte paga mesatare për muajin prill në Maqedoni

Neto rroga në prill të këtij viti shënoi rritje prej 1,4 për qind dhe paraqiste 22.672 denarë, përderisa bruto rroga pati rritje prej 1,5 për qind dhe paraqiste 33.296 denarë.

Siç kumtoi Enti Shtetëror për Statistika, rritja e neto rrogës është rezultat para së gjithash i rritjes në sektorët: Informata dhe komunikime, 22,4 për qind, Xehtari dhe nxjerrje e gurëve, 14,7 dhe Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, 6,1 për qind, përderisa rritja e bruto rrogës është rezultat i rritjes në Informata dhe komunikime, 19,7 për qind, Xehtari dhe nxjerrje e gurëve, 12,8 për qind dhe Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, 5,8 për qind.

Rritje e neto rrogës së paguar mujore mesatare për të punësuar në raport me muajin paraprak është vërejtur në sektorët: Informata dhe komunikime për 14,4 për qind, Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, 4 dhe Ndërtimtari, 3,9 për qind, ndërsa e bruto rrogës së paguar në sektorët: Informata dhe komunikime për 11,8 për qind, Tregti me shumicë dhe tregti me pakicë; riparim i automjeteve motorizuese dhe motoçikletave, 3,9 dhe Ndërtimtari, 3,5.

Në prill të vitit 2017, 0,9 e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë rroga.

Exit mobile version