Site icon Telegrafi

Kjo hile flokësh e bën vendosjen e një maske për fytyrën më të rehatshme dhe të bukur

Kanë kaluar gati tre muaj që kur IKSHPK filloi të rekomandojnë që njerëzit të vendosin maska të fytyrës në publik gjatë pandemisë së Coronavirusit.

Dhe ndërsa vendosja e maskave ​​për fytyrën nuk do të ndihet domosdoshmërisht “normale”, maska u ka dhënë njerëzve mundësinë të jenë krijues dhe madje elegant duke stiluar maskat sipas mënyrës së tyre, në përpjekjet e tyre për të ndihmuar në ngadalësimin e përhapjes së virusit, transmeton Telegrafi.

Stilistja e flokëve me qendër në Florida, Olivia Smalley, e njohur në Instagram si @omgartistry, ka ndarë hilen e saj të fundit në mesin e shumë hileve të lehta por të zgjuara. “Hile për maska. Veshët janë të lënduar? Merrni një kapëse flokësh për të mbajtur maskën. Dhe për të mos përmendur se duket kaq bukur”, shkroi ajo në titullin e një postimi me tre fotografu. Fotografia e parë tregon Smalley duke tërhequr rripin elastik të maskës së një klienti nga pjesa e pasme e veshëve të saj dhe duke e siguruar atë në flokët e saj me një kapëse të bukur, të mbuluar me perla. Videoja dhe fotografia tjetër tregojnë të njëjtën ide, por me kapësen e siguruar mbi një bishtalec.

/Telegrafi/

Exit mobile version