Telegrafi

Kjo grua thotë se ka shpëtuar rreth pesëmijë martesa

Britanikia Vivien Walden, 66 vjeç, e nisi në industrinë e seksit kur ishte 17 vjeç. Ajo la punën si sekretare dhe u bë striptiste.

Tre vite më vonë nisi të ofronte shërbime seksuale për klientet në klubin e striptizmit dhe më vonë u bë prostitutë me kohë të plotë.

Por ndryshe nga shumë gra të tjera në biznes, ajo thotë se ka kujtime shumë të mira nga karriera e saj.

Pensionistja tani bën fushatë për legalizimin e prostitucionit në Angli. E rritur në një familje hebreje, ajo nuk e kishte menduar kurrë se do merrej me këtë zanat. Megjithatë në një nga klubet e striptizmit ajo u takua me bashkëshortin e parë, Billy, me të cilin ishte bashkë derisa ai vdiq nga kanceri në vitin 1987.

Ai ishte futbollist profesionist i West Ham Unitedit. Vivien thotë se ai e inkurajonte në rrugën e saj. Ajo thotë se në bordellon e saj vinin burra të martuar, të virgjër, por edhe personazhe të njohur të jetës publike “Kisha 28 vajza në bordello, ruse, braziliane, italiane, polake, etj. Isha një pronare shumë e mirë, gjithmonë kujdesesha për to”.

Në bordellon e saj vinin deri në 100 meshkuj në ditë. “Duhet legalizuar prostitucioni. Ai ruan martesën për shumë arsye. Shpesh gratë e tyre nuk janë në gjendje të ofrojnë seks për shumë arsye, kështu që vajzat e mia kujdeseshin për këta burra. Sekreti ishte i garantuar. Është njerëzore të legalizosh prostitucionin. Thjesht ndihmon njerëzit”, shtoi ajo.