Site icon Telegrafi

Kjo grua theu rekordin botëror – ajo vrapoi 1.6 kilometra me një fëmijë në karrocë

Vrapimi i një milje në më pak se gjashtë minuta do të ishte një arritje mbresëlënëse për shumicën e njerëzve.

Por jo për Neely Gracey, e cila vrapoi 1.6 kilometra në pesë minuta e 24 sekonda më 30 qershor, ndërsa e shtynte djalin në një karrocë. Me këtë, ajo hyri në Librin e Rekordeve Botërore Guinness.

“Vrapimi më ndihmon të përqendrohem në dy aspektet më të rëndësishme të jetës sime: familja dhe ushtrimet në palestër. Kemi udhëtuar shumë kilometra së bashku. Unë ende i shtyj në karrocë, edhe pse tani janë dy dhe pesë vjeç”, tha ajo.

Ajo me rekordin e saj përpiqet t’u tregojë të tjerëve se mëmësia nuk ka pse të jetë pengesë për asgjë.

“Një jetë aktive mund të jetë argëtuese për të gjithë familjen. Fëmijët nuk duhet t’ju pengojnë të arrini qëllimet tuaja”, shtoi ajo.

Rekordi i saj personal për vrapimin 1.6 kilometra pa fëmijë në karrocë është katër minuta e 36 sekonda. /Telegrafi/

Exit mobile version