Telegrafi

Kjo grua dyshohet të jetë “vrasësja e qeshur” e vëllait të Kim Jong-un (Foto/Video)

Imazhet e kamerave të sigurisë kanë kapur pamjet e një gruaje, e cila dyshohet të jetë njëra nga vrasëset femra të dërguara nga diktatori koreano-verior, Kim Jong-un, për të vrarë gjysmë vëllanë e tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, policia në Malajzi janë duke ekzaminuar pamjet e marra nga aeroporti i Kuala Lumpur për të përcaktuar se çfarë në fakt ndodhi gjatë sulmit ndaj Kim Jong-nam, të hënën në mëngjes.

Fotografitë e publikuara nga mediat e huaja tregojnë pretendojnë se tregojnë bëhet fjalë për të dyshuarën kryesore, një grua me një bluzë të bardhë, duke qëndruar në terminal, duke pritur një taksi.

Jong-nam thuhet se u vra nga dy gra të Koresë së Veriut, të cilat dyshohet se e helmuan atë me një sprej helmi.

Kim Jong-nam, 46-vjeçari, i cili e kishte quajtur regjimin e vëllait të tij më të vogël një “shaka”, thuhet se ishte helmuar ndërsa ishte duke pritur për një fluturim dhe vdiq rrugës për në spital.

Gjithashtu bëhet e ditur se taksisti me të cilin gratë ishin transportuar prej aeroportit është arrestuar.

Fillimisht kanë qenë disa media që kanë raportuar për vrasjen e vëllait të diktatorit koreano-verior, ndërkaq gjatë ditës së sotme edhe autoritetet e Koresë së Veriut kanë konfirmuar se Kim Jong-nam ishte vrarë në Malajzi. /Telegrafi/