Telegrafi

Kjo grua bëri kontrollin e shtatzënisë dhe beson se ka parë Jezusin në barkun e saj (Foto)

Ajo po pret fëmijën e saj të dytë, por ajo tani beson se ka parë një shenjë nga perëndia në barkun e saj gjatë kontrollimit me ultrazë.

Alexandra Meyer ishte duke u treguar miqëve të saj disa imazhe të ultrazërit derisa njëri nga ata ka vërejtur diçka misterioze, transmeton lajmi.net

“Ne morëm dhe e shikuam ngadalë duke e analizuar dhe shihet bukur mirë se është imazhi i Jezusit në kryq”, shprehet Meyer.

“Unë kam pasur shumë probleme mjeksore deri tani, por kjo duket sikur një shenjë se gjithçka do të jetë në rregull”, ka shtuar ajo.

Fotoja që mund ta shihni më poshtë është shpërndarë në mediat sociale dhe është komentuar në mënyra të ndryshme.