Ka momente në jetën tonë që ne gjithsesi do të dëshironim t’i fotografonim. Dhe kështu ka bërë edhe një vajzë nga SHBA-të.
Kur Brianne Dow, 24, nga Wisconsin, kishte planifikuar që t’i tregonte burrit të saj, Brandon se ajo ishte shtatzënë, ajo siguroi një fotograf, përcjell Telegrafi.
E Brandon mendonte se ai ishte thjesht duke marrë pjesë në një “seancë” të fotografive romantike, dhe nuk kishte ide se për çfarë në fakt bëhej fjalë.
Por Brianne e befasoi atë gjatë bërjes së fotografive me një “ju do të bëheni baba”, të shkruar në një dërrasë të zezë.
Dhe reagimi i Brandon, gjithsesi i pritshëm – shumë i emocionuar. /Telegrafi/