E ka pasur prej vitesh në shtëpi, por nuk ia dinte vlerën. Aileen Amurao, punonjëse në zyrën e turizmit në Palauan, Filipine, njoftoi në “Facebook” se ka gjetur perlën më të madhe në botë.
Ajo ishte përdorur si hajmali (fatsjellës) për 10 vite më radhë dhe më pas i është dorëzuar Aileen-ës, e cila ka kërkuar ndihmën e një specialisti për të verifikuar autenticitetin e perlës.
Perla është autentike, peshon 34 kg dhe ka një vlerë prej 100 milionë dollarë.
Perla më e madhe në botë e njohur deri tani është gjetur në detin Palauan në vitin 1930.
E njohur fillimisht me emrin Perla e Zotit e më pas si Perla e Lao Tzu-së, ajo peshon 6.4 kg, disa herë më pak se perla e gjetur kohët e fundit. /Shekulli/