Sot mbahet protestë në kryeqytetin e Maqedonisë për të mbrojtur, siç thonë organizatorët, Maqedoninë nga e keqja që vjen nga ”Deklarata e partive shqiptare në Maqedoni” dhe nga gjuha shqipe, njofton Telegrafi Maqedoni.
Protesta të njejta janë mbajtur në disa qytete të Maqedonisë për 45 ditë me radhë dhe kjo ka shqetësuar edhe faktorin ndërkombëtar por edhe qytetarët në vend.
Por, ajo që habit në këto protesta është kjo fotografi ku shihen flamuj të Maqedonisë të grisur dhe të hudhur në kosh plehrash. /Telegrafi/