Telegrafi

Kjo fotografi po bën xhiro në rrjete sociale, për një arsye të veçantë (Foto)

Në internet është hedhur një fotografi, që i shfaq tri femra me rrobe për larje, që presin para banakut të një dyqanit.

Në shikim të parë, duket se gjithçka është në rregull, por nëse shihet me kujdes, vajza që është në mes e ka në këmbë një ‘aksesor’ të pazakontë. Te kyçi i këmbës së saj, është pajisja që regjistron vendin ku ajo ndodhet, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet për çfarë është urdhëruar kjo femër, që të mbajë monitorin me të cilin nuk mund të largohet nga vendi ku i është caktuar të qëndrojë.

Për këtë arsye, fotografia po bën xhiro në rrjete sociale, ndërsa në Imgur është parë afro 100 mijë herë për vetëm dy ditë. /Telegrafi/